Kryetari i PSD, Tom Doshi, dha dorëheqje të parevokueshme nga kandidimi i tij për deputet, dhe i kërkoi KQZ-së që ta zëvendësojë me emrat e tjerë. Nga sondazhet e para partia e tij mund të marrë të paktën një mandat nga votimi i të dielës ne qarkun e Shkodres, megjithse se projeksione në rang kombëtar janë për tre mandate .
Zoti Doshi kandidoi për deputet, megjithë thirrjet e përsëritura të ambasadës amerikane drejtuar institucioneve shqiptare për të shmangur futjen e tij në parlamentin e tij, pasi kishin informacione për korrupsion domethënës nga ana e tij.
Kandidimi i tij ishte dhe një sfide e hapur ndaj Ambasadores amerikane përkundrejt tthirrjes së saj ,se Partia e tij do të ishte në parlament me 1 deri në 3 mandate.
Doshi ishte renditur i dyti në Qarkun e Tiranës, ndërsa i pari është kandidati Gertjan Deda, ndërsa në Qarkun e Shkodrës ishte renditur i pari dhe në vend të dytë është kandidati Gledis Çeliku.
LETRA E TOM DOSHIT
Kërkesë
Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve
Unë i nënshkruari Tom Doshi me vullnetin tim të lirë dhe të plotë deklaroj se në datën 26 prill jap dorëheqjen e parevokueshme nga mandati im si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Deklaroj se sot në datën 26 prill jap gjithashtu dorëheqjen nga mandati im si deputet i fituar pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021 dhe jap dorëheqjen nga lista shumëemërore e kandidatëve për deputet të PSD për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021..
I kërkoj KQZ të bëjë zëvendësimin tim si deputet sipas parashikimeve ët Kodit Zgjedhor.
Sa më sipër është në përputhje me vullnetin tim të lirë dhe të plotë dhe nuk kam sot në datën 26 prill dhe asnjë pretendim me vendimin e KQZ sipas të cilit mandati im i kalon kandidatit tjetër sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor. Kjo dorëheqje është e parevokueshme.
/argumentum.al