Sot, është Dita e Dëshmorëve të Kombit që kanë dhënë jetën e tyre për liri,
Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Në nderim të kujtimit të të rënëve për lirinë e vendit çdo vit në Varrezat e Dëshmorëve kryhen homazhe nga krerët më të lartë të shtetit shqiptar.
Presidenti Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj morën pjesë në ceremoninë e zhvilluar në “Varrezat e Dëshmorëve” duke vendosur kurora me lule në monumentin “Nëna Shqipëri”.
Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përkujtuan sot “Ditën e Dëshmorëve”.
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, bëri sot homazhe te Monumenti “Nëna Shqipëri”, ku vendosi një kurorë me lule dhe u përul me respekt përpara heroizmit dhe sakrificave sublime të të gjithë heronjve, të cilët dhanë jetën për lirinë dhe sovranitetin e Shqipërisë.
Pas ceremonisë solemne të nderimit dhe përkujtimit, Presidenti i Republikës theksoi:
“Sot në këtë ditë kaq të rëndësishme në historinë tonë, në Ditën e Dëshmorëve dhe të Heronjve, në ditën kur udhëheqësi i rinisë antifashiste Qemal Stafa dha jetën për lirinë e Atdheut, kujtojmë jo vetëm Qemal Stafën, por edhe Margarita Tutulanin, Vojo Kushin, Perlat Rexhepin dhe gjithë ato bij dhe bija më të mirat e kësaj toke, që bënë sakrificat më sublime për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë.
Sot është jo vetëm dita t’i nderojmë këta heronj dhe heroina të popullit tonë, por njëkohësisht edhe të angazhohemi, që të bëjmë shumë më tepër në mënyrë, që qytetarët shqiptarë të gëzojnë të gjitha liritë, që u takojnë në Atdheun e tyre, në mënyrë, që Shqipëria, të ketë vendin që meriton sa më shpejt në Bashkimin Europian dhe sidomos që të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë të kenë një të ardhme europiane këtu, në vendin e tyre.”
5 maji, ambasada e SHBA në Tiranë: Të nderojmë kujtimin e të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë
Për Ditën “Dëshmoreve të Atdheut” nuk ka munguar as urimi nga ambasadaambasada amerikane në Tiranë,e cila ka nderuar kujtimin e të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë. Në postim nënvizohet se duhet kujtuar gjithmonë, guximi, përkushtimi dhe sakrificat e tyre.
“Në Ditën e Dëshmorëve Shqiptarë nderojmë kujtimin e të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë. Le të kujtojmë gjithmonë guximin, përkushtimin dhe sakrificat e tyre”, shkruhet në postimin e ambasadës.
/argumentum.al