Presidenti Stevo Pendarovski u takua sot me Zef Mazin, kryenegociatori i Shqipërisë me Bashkimin Evropian në të cilin u shkëmbyen mendime dhe informacione për perspektivat për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare të të dy vendeve dhe fillimit zyrtar të negociatave të pranim të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me BE-në, raporton zhurnal.mk
Presidenti Pendarovski vlerësoi se vizita është një mundësi e mirë për shkëmbim të mendimeve për çështje në nivelin teknik dhe politik në lidhje me procesin e negociatave, si dhe për hapje të perspektivave për bashkëpunim në të ardhmen në atë plan.
Siç theksohet në kumtesën nga Kabineti i presidentit Pendarovski, ai e përshëndeti përparimin e Shqipërisë në fushat kryesore për BE-integrimin.
Presidenti Pendarovski shprehu besim se fillimi i negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do të ketë një ndikim pozitiv në stabilitetin dhe prosperitetin e të gjithë rajonit dhe shfaqi pritje se zbatimi i metodologjisë së re të negociatave do ta lehtësojë procesin e negociatave të pranimit