Mons. George Frendo O.P.
Ndoshta jemi shumë të kënaqur sepse, me gjithë krizën që ka shkaktuar koronavirusi, kishat tona kanë qenë plot me njerëz për Krishtlindje dhe për Pashkët, kemi çmuar shumë praninë e të rinjve për këto kremtime, dhe kur, pas disa ditëve, do të kremtojmë festën e Shna Ndout, kodra e shenjtërorës së Laçit do të shndërrohet në një mal që do të shndrisë më shumë se mali Tabor ku Jezusi u shndërrua në praninë e apostujve! Pra, mendojmë ne, s’ka asnjë arsye pse duhet të shkurajohemi.
Por nëse duam, me gjithë sinqeritet, të lexojmë shenjat e kohërave, duhet të kuptojmë se Shpirti Shenjt kërkon prej nesh më shumë sesa një kënaqësi me eksperiencat tona te djeshme dhe të sotme. Çfarë garancie kemi së Kisha në Shqipëri nuk do të përjetojë krizat që kanë përballuar kishat në vende që ishin shumë më katolike sesa Shqipëria, Kishat si, për shembull, në Irlandë dhe në Poloni? Le të jemi pak profetikë, të mendojmë për një Shqipëri më shumë e stërqitur nga shekullarizmi si janë shumë vende të Evropës perendimore. Le të reflektojmë mbi strukturat e tanishme në Kishën në Shqipëri që duhet të përjetojnë një transformim rrënjesore.
Unë ëndërroj katër transformime të tilla: transformim nga përshpirtëria popullore tek një besim i gjallë; transformim nga tradita tek bindje; transformim nga Kisha-shoqatë tek Kisha bashkësi; dhe transformim nga Kisha ritualiste tek Kisha profetike.
1. nga përshpirtëria popullore tek një besim i gjallë. “Përshpirtëria popullore” tregon atë prirje natyrore për ta kërkuar Zotin nëpërmjet riteve të dukshme të lidhur me objekte ose me vende që konsiderohen të shenjta. Nuk duhet ta dënojmë përshpirtërinë popullore, por ajo është një formë fillestare besimit, dhe kush mbetet tepër i lidhur me këtë formë besimi rrezikon që një ditë të përjetojë një krizë të pandreqshme në besimin e tij. Ungjillizimi duhet t’i drejtohet pjekurisë së fesë. Dhe sot, në një shoqëri të shekullarizuar, e ndiejmë më urgjente nevojë për një besim më të matur.
2. nga tradita tek bindje. Për një shumicë të madhe besimi është thjesht një traditë që kanë trashëguar nga prindërit ose nga ambienti ku banojnë. Në fakt ende ka shumë që thonë se janë katolikë, pa qenë as të pagëzuar. Disa tjerë konsiderojnë besimin si një pasaport që u jep të drejtë për disa privilegje. Atëherë kanë më shumë të drejt të kërkojnë punë ose një shtëpi nga Kisha, sepse, thonë, “jam katolik”. Ështe shumë e vështirë t’i bindin këta njerëz që Kisha nuk është si një klub politik, shumë e vështirë t’i bindim se feja është një ecje me Krishtin, një ecje që përfshin përvojen e kryqit. Jezusi nuk ka bërë asnjë reklam për të tërhequr më shumë nxënës. Madje foli qartë: “Kush nuk e merr kryqin e vet e nuk vjen pas meje, nuk është i denjë për mua!”
3. nga Kisha-shoqatë tek Kisha bashkësi. “Kisha shoqatë” paraqet një Kishë piramidale, ku në maj është Papa, pak më poshtë janë ipeshkvinjtë, pastaj meshtarët, më poshtë diakonët, dhe në fund fare janë laikët. Koncili i dytë i Vatikanit vuri mënjanë këtë ide e Kishës si shoqëri duke e zëvendësuar me idenë e Kishës si bashkësi, Populli i Hyjit, ku hierarkia është për shërbim e popullit. Këtu në Shqipëri ende jemi një kishë tepër klerikale. Mungon mjaft besim tek laikët. Nëse bashkë me meshtarin shpërndan kungimin edhe një motër, shohim disa që kalojnë nga ana tjetër për të marrë kungimin nga meshtari. Para disa ditëve kam caktur një laik, një burr i martuar dhe babë, si mbarështues të jashtëzakonshëm të eukaristisë, që atëherë mund të shpërndajë kungimin në kishë ose edhe në shtëpitë e të sëmurëve. Shpresoj se pas pak kohë të kemi më shumë jo vetëm burra, por edhe gra, si mbarështues te jashtëzakonshëm të eukaristisë.
4. nga Kisha ritualiste tek Kisha profetike. Shumë besimtarë na konsiderojnë ne meshtarë si magjistar qiellor. Atëherë vijnë për të pagëzuar fëmijën sepse ky sjell fatmirësi; martohen në kishë sepse nëse nuk e bëjnë do të mallkohen nga Zoti; kërkojnë bekimin e kufomës sepse kështu ai i vdekur do të fluturojë me shumë shpejtësi drejt qielli. Një Kishë profetike është një Kishe që shpall vlerat e vërteta dhe denoncon pa frikë vlerat false, si janë korrupsioni dhe padrejtësia; një Kishë që është një zë për ata që janë pa zë, që mbron të varfrit, të menjanuarit, viktimat e padrejtësisë.
Duhet të punojmë shumë për të arritur qëllimin tonë, por kemi një gjë që na aftëson që të arrijmë: jemi një Kishë shumë afër popullit. Populli na respekton shumë, dhe ka shumë besim tek ne. Ju nxis lutuni më shumë që të jemi me të vërtete zëri i Krishtit në shoqërinë e sotme e të denjë për respektin e popullit.