Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim iu është bashkuar nismës së aktivistëve, duke dënuar aktin e rëndë që 5 autorët kanë kryer ndaj 15-vjeçares në Mirditë duke e përdhunuar për muaj me radhë.
Me anë të një postimi të bërë në ‘Tëitter’, Kim shkruan se përdhunimi është vepër penale dhe shkelje serioze e të drejtave të njeriut. Ambasadorja thekson se tashmë prioritet është shërimi i plotë i vajzës si dhe të vihet drejtësia.
“Ne u bashkohemi aktivistëve dhe të tjerëve që flasin për të dënuar përdhunimin e fundit të një vajze të re. Përdhunimi është një vepër penale dhe shkelje serioze e të drejtave të njeriut. Prioriteti tani: 1) shërbime sociale dhe shëndetësore për shërimin e plotë të vajzës, 2) drejtësia. Fundi i dhunës ndaj grave. JO do te thote JO #tinukjevetem
<blockquote class=”twitter-tweet”><p lang=”en” dir=”ltr”>We join activists & others who speak out to condemn recent rape of a young girl. Rape is a criminal offense & serious human rights violation. Priority now: 1) social & health services for the girl’s full recovery, 2) justice. End violence against women. NO means NO <a href=”https://twitter.com/hashtag/tinukjevetem?src=hash&ref_src=twsrc%5Etfw”>#tinukjevetem</a> <a href=”https://t.co/InsTLesQuB”>pic.twitter.com/InsTLesQuB</a></p>— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) <a href=”https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1397593729922478083?ref_src=twsrc%5Etfw”>May 26, 2021</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>
Dy ditë më parë xhaxhai i vajzes së abuzuar kerkoji drejtperdrejte ndihmë nga Ambasadorja Yuri Kim që ta ndihmoje në këtë çeshjte
“Ka edhe persona të tjerë të implikuar. Sot pasi pamë dhe një protestë madhështore, në përkrahje të kësaj minorene, në luftë kundër këtyre pedofilëve. Lista e pedofilëve është me e gjerë. Numri nga 5, në bazë të të dhënave, shkon në 8. Ato tabulatet që janë sekuestruara nga prokuroria, i kam thënë oficerit, që tabulatat nuk preken dhe se do t’i hapë prokurorja. Iu bëj thirrje prokurores që t’i shoh këto tabulate dhe njerëzit që janë futur në këtë grup, të merren të pandehur. I them shtetit; “shtetin tim e dua shumë, se i kemi falur 5 njerëzit. Se sot do ishin në varr”. Unë i kërkoj në mënyrë të veçantë ambasadores Yuri Kim që të ndjekë me përparësi këtë gjë, dhe gjykatave.”, tha ai.