Kryeministri Edi Rama i shtrin dorën e bashkëpunimit opozitës pas firmosjes për të djegur mandatet dhe protestave, por për forcimin e demokracisë dhe kurrsesi për zgjedhje të parakohshme. Përmes një konference për shtyp, Rama u shpreh se nuk do të pranojë kurrë që të dialogojë për retorikën e dhunshme, as dhunën mbi institucionet, as imponimin me dhunë të raporteve politike apo ndërprerjen e mandatit legjitim përmes një veprimi që e cilësoi kamikazi politike.
“Opozita ka konsumuar një akt të panjohur në historinë e vendeve me zgjedhje. Një akt i paparë dhe i padëgjuar, por jo i pashpjegueshëm. Jemi gati të ulemi dhe të dialogojmë për gjithcka që i shërben forcimit të demokracisë. Një ndër gjërat që mund të diskutohet nuk është as retorika e dhunshme, as dhun mbi institucionet dhe as imponimi me dhunë i raporteve politike dhe as ndërprerja e mandatit legjitim përmes një kamikazi politike. Dora e bashkëpunimit me opozitën është e shtrirë edhe kjo temë do të ketë kohën e vet më herët se vonë ” tha Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se nuk do të heq dorë nga mandati që ka marrë nga shqiptarët duke i kujtuar opozitës së në 2017 u rikonfirmua, teksa në pushtet ishte bashkë me opozitën, e cila monitoroi zgjedhjet. “Jam zgjedhur kryeministër dy herë, herën e parë në një koalicion pas tetë vitesh në opozitë, herën e dytë me shumicë absolute pas një palë zgjedhjesh në një qeveri me opozitën, kujtoj që opozitës iu dhanë të gjitha ministritë që kërkonte dhe agjenci shtetërore, plus kryetarin e KQZ dhe gjithcka tjetër që kërkoi. Nuk mund të bëjmë asgjë për vetëvrasjen politike të opozitës. Populli do të flasë në zgjedhjet e qershorit të këtij viti dhe ato të 2021. Përgjegjësia është të vijojmë drejt dhe t’u shërbejmë me përkushtim të gjithë shqiptarëve pa asnjë dallim, aq më tepër kur demokratët nuk i përfaqëson asnjë në Kuvend”.
Ditën e sotme, ku opozita firmosi djegien e mandateve, Rama e cilësoi si më të keqen për demokracinë dhe që mund të rezultojë fatale për negociatat. “Kjo është ditë e keqe për demokracinë. E dëmshme sa të duash kjo sjelle destruktive e opozitës. Kjo është fatkeqësia e këtij vendi që goditet për të vetët. Mund të rezultojë fatale për çeljen e negociatave“. Por si i komenton kryeministri Rama thirrjet e ndërkombëtarëve dhe kush është halli i vërtetë i protestës së opozitës sipas tij? “Ata që sot ankohen se jetojnë në Venezuelë, atje SHBA dhe BE-ja janë me opozitën, ndërsa këtu kundër. Këta lanë mandatet se nuk kanë pas popullin dhe kanë frikë nga drejtësia e re. Ata që përmes politikës kanë bërë banjo edhe për macen, ndërsa sot i flasin popullit nga maja e takave sikur të ishin të dërguarit e Zotit” tha ai.
Gjatë konferencës Rama nuk kurseu ‘thumbat’ kundër Bashës, Metës, Berishës dhe Kryemadhit. “Nuk kam rënë nga qielli, unë nuk jam i pagabueshëm, kam bërë gabime, por ditur të kërkoj edhe falje. Ndonjëherë edhe e kam humbur sensin e masës në reagimet e mia, por Saliut nuk i kam thënë kriminel me duart me gjak, apo Ilirit ti kem thënë horr bulevardi, apo Monikës hajdute me çizme. Sa për blerjen e votave nuk e fsheh dot, që kur shoh Monikën që i thërret Zotit që të mbrojnë Shqipërinë nga blerësit e votave them se i plotfuqishmi nuk merret me zgjedhjet, sepse po të ishte kështu, Monika sot do të ishte e para që do të shkonte në ferr për shitblerjen e votave” përfundoi Rama. Konferenca e kryeministrit erdhi pas djegies së mandateve nga opozita dhe protestave të 16 shkurtit para Kryeministrisë, që degjeneroi në dhunë dhe të sotmes tre orë para parlamentit, por që nuk u shënua asnjë incident.
Fjala e plote e Edi Rames
“Konflikt nga interesat partiake duke nxitur urrejtjen dhe dhunë duhet të përpiqemi që të shohim sa më qartë dhe të reflektojmë sa më thelë. Duke e nisur nga vetja pastaj duke parë. Opozita ka konsumuar një akt të panjohur në historinë e vendeve me zgjedhje. Një akt i paparë dhe i padëgjuar, por jo i pashpjegueshëm. Jam zgjedhur kryeministër dy herë, herën e parë në një koalicion pas tetë vitesh në opozitë, herën e dytë me shumicë absolute pas një palë zgjedhjesh në një qeveri me opozitën, kujtoj që opozitës iu dhanë të gjitha ministritë që kërkonte dhe agjenci shtetërore, plus kryetarin e KQZ dhe gjithcka tjetër që kërkoi. Kishim një synim të vetëm mos kontestimin e zgjedhjeve. Mbi këtë dakordësi u firmos edhe marrëveshja e fundit. Akoma nuk kanë reflektuar se përse humbën. Unë nuk jam as i rënë nga qielli as i pagabueshëm, kam bërë gabime por kam ditur edhe të tërhiqem. Më shumë se njëherë ndaj atyre që më janë vërsulur nuk kanë qenë për ti mbajtur mend me krenari, por jam stërmënduar dhe për ti dëgjuar dhe respektuar të gjithë.
Jam tërhequr duke bërë hap mbrapa më shumë se njëherë kur kam kuptuar se kanë pasur të drejtë ata që janë ankuar, dhe nga ana tjetër kam bërë cmos tu gjendem gjithnjë atyre që më kontaktojnë dhe ti respektoj me përgjigje dhe replika ata që më shkruajnë. Për mua nuk është nevojë për të shtyrë kohën, por pjesë e detyrës e përpjekjes për të përfshirë njerëzit e zakonshëm, si njëri prej tyre edhe kur gabimisht replikat e mia lexohen si arrogancë. Sulmohem përditë edhe për natë jo vetëm nga gojë përdalët e opozitës, por edhe lloj lloj tipash deri në fis edhe në farë kam hyrë në një borxh të pashlyeshëm me fëmijët me gruan me nënën që mbajnë pesha të rënda balte dhe stresi.
Edhe qeverisja ka plotë të meta, por po qeveris për shqiptarët. Ndërsa ata prodhuan keqqeverisje dhe sot që nuk e kam mundësinë të qeverisë prodhon vetëm lajme të këqija. Patjetër nuk është Shqipëria që unë dua në universitete, por studentët paguajnë 50% të tarifave, ndërsa të tjerët marrin bura. Rindërtim ii konvikteve ka nisur dhe vijon. Studentët e bënë duke e vendosur në rendin e ditës atë që ne nuk e kishim.
Por tregon sa e vërtetë është për mua fjala bashkëqeverisje dhe dallimit me atë që bëjnë sikur kanë ardhur nga Hëna. Nuk është Shqipëria që unë dua ajo e zyrave të shtetit, që u përgjigjen njerëzve, por nuk ka njeri që të mbetet pas zyrave, sapo con një sinjal te platforma e bashkëqeverisjen, kjo është një adresë urgjence, por ku ishte deri dje? Deri dje për të zgjidhur hallin duhet të zgjidhje mes partisë dhe ryshfetit. Lanë mandatet se nuk kanë pas popullin dhe kanë frikë nga drejtësia e re. Ata që përmes politikë kanë bërë banjo edhe për macen, ndërsa sot i flasin popullit nga maja e takave sikur të ishin të dërguarit e Zotit. Kjo është ditë e keqe për demokracinë. E dëmshme sa të duash kjo sjelle destruktive kjo sjellje e opozitës. Kjo është fatkeqësia e këtij vendi që goditet për të vetët. Mund të rezultojë fatale për çeljen e negociatave.
Pamjet e së shtunës mund të kenë pasoja për turizmin. Opozita është kthyer në rrezik serioz për partnerët tanë strategjikë. Praktikisht dhe këtë e dinë të gjithë, kjo opozitë e ka lënë prej kohësh Shqipërinë pa një sfidant të besueshëm, por një opozitë e dobët, nuk të përmirëson por të tërheq në batakun e vet dhe të bën si veten. Por opozitën nuk e zgjedhim, por e pranojmë pa kushte dhe përpiqemi ti krijojmë kushtet që të shprehet sa më qartë. Ata që sot ankohen se jetojnë në Venezuelë, atje ku SHBA dhe BE-ja janë me opozitën, ndërsa këtu kundër.
Prej muajsh e kemi lënë në dorë të opozitës vendosi për reformën zgjedhore dhe kemi pranuar rekomandimet e OSBE-së. Jemi gati të ulemi dhe të dialogojmë për gjithcka që i shërben forcimit të demokracisë. Një ndër gjërat që mund të diskutohet nuk është as retorika e dhunshme, as dhunë mbi institucionet dhe as imponimi me dhunë i raporteve politike dhe as ndërprerja e mandatit legjitim përmes një kamikazi politike. Ata e dinë që humbjen në zgjedhjet vendore e kanë të pashmangshëm. Megjithë respektin për punonjësit e bashkive që u kycën nga Shkodra, Mallakastra apo Kavaja, sovrani është ai që gjykon në zgjedhje.
Dëshpërimi nuk ndalet nga asnjë ndonjë shpikje, apo fantazmë të rrëmujave të vjetra apo dhunimi i institucioneve. Sa për blerjen e votave nuk e fsheh dot që kur shoh Monikën kur i drejtohet Zotit, pasi do të ishte e para që do të shkonte në ferr për mëkatin e blerjes së votave. Kjo është zgjedhja më e keqe që ka bërë opozita sot. Nuk mund të bëjmë asgjë për vetëvrasjen politike të opozitës. Populli do të flasë në zgjedhjet e qershorit dhe ato të 2021. Përgjegjësia është të vijojmë drejt dhe t’u shërbejmë me përkushtim të gjithë shqiptarëve pa asnjë dallim, aq më tepër kur demokratët nuk i përfaqëson asnjë në Kuvend. Dora e bashkëpunimit me opozitën është e shtrirë edhe kjo temë do të ketë kohën e vet më herët se vonë.