Greqia ka reaguar me zemërim ndaj një deklarate të ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, i cili tha se anëtarët e një pakice myslimane në Greqinë veriore janë turq dhe që ata nuk gëzojnë të drejtat e plota qytetare.
Deklarata e ministrit Çavusoglu, u bë gjatë një vizite private në rajonin verior grek të Thrakisë, një ditë para takimeve të tij zyrtare në Athinë me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis dhe ministrin e jashtëm, Nikos Dendias.
“Ne dëshirojmë që turqit në Thraki të gëzojnë të njëjtat të drejta që i sigurojmë ne Kishës Ortodokse Greke dhe pakicës greke”, tha Çavusoglu.
Një shekull pasi të dy vendet bënë një luftë që zhvendosi më shumë se një milion njerëz në të dy anët e kufirit, Turqia thotë se komuniteti mysliman me rreth 120,000 njerëz në rajon është një pakicë turke, një pozicion i refuzuar nga Athina, e cila i quan ata si myslimanë grekë.
“Përpjekjet e vazhdueshme të Turqisë për të shtrembëruar realitetin, si dhe pretendimet e saj për mungesë të mbrojtjes së të drejtave të këtyre shtetasve ose diskriminim, janë të pabazuara dhe refuzohen plotësisht”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Greke, Alexandros Papaioannou, përmes një deklarate për media.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme vuri në dukje se pakica muslimane në Traki numëron rreth 120,000 banorë grekë dhe tregoi se përpjekjet e vazhdueshme nga Turqia për të shtrembëruar këtë realitet dhe pretendimet e saj të vazhdueshme në lidhje me gjoja mos-mbrojtjen e të drejtave të këtyre shtetasve ose të trajtimit gjoja diskriminues ndaj ato ishin pa asnjë bazë dhe tërësisht të refuzuara. Papaioannou tha se Greqia, si një shtet i rregulluar nga shteti i ligjit, mbetet e përkushtuar ndaj së drejtës ndërkombëtare dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
Ai gjithashtu vuri në dukje se Greqia do të dëshironte një përmirësim të marrëdhënieve me Turqinë por respektimi i ligjit ndërkombëtar është një kusht thelbësor për këtë.