Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është larguar nga Shqipëria një ditë pas protestë masive të opozitës ku deputetët e kësaj force politike dorëzuan mandatet e tyre.
Por edhe pse kanë kaluar vetëm pak orë nga largimi i tij, mësohet se Basha është nisur drejt Rinasit.
Pas takimeve me drejtuesit e disa institucioneve ndërkombëtare, me disa senatorë dhe anëtarë të Kongresit amerikan, me përfaqësues të grupit të Partisë Popullore Europiane në Asamblenë Parlamentare të OSBE, Lulzim Basha ka marrë rrugën e kthimit për në Tiranë.
Bëhet e ditur se Basha do të mbledhë kryesinë e PD-së në orën 18:00.