Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, e shoqëruar nga Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela zhvilluan paraditen e sotme një takim me Koordinatorët e Viktimave pranë prokurorisë në Pogradec.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, pas takimit me 3 koordinatorët e viktimave në qytetin e Pogradecit, ku ishte i pranishëm edhe kryeprokurori Olsian Çela, u shpreh se duhet të vijohet me hetimet apo ndjekjen e krimeve zgjedhore, për të dënuar shkelësit.
“Prokurori i Përgjithshëm dhe unë folëm për rëndësinë për vazhdimësinë, për të vazhduarit me ndjekjen e krimeve zgjedhore dhe në të gjitha ato raste ku ka krime, viktimat duhet të marrin atë që u përket atyre dhe shkelësit duhet të dënohen. Gjithashtu folëm edhe për rëndësinë që ka ruajtja, mbajtja e rolit të prokurorëve”, u shpreh ambasadorja.
Ndërkohë ajo shtoi: “Sikurse tha edhe prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, ndodhemi këtu sot për t’u takuar me nga 3 koordinatorët e viktimave, të cilët vijnë nga Korça, Elbasani dhe Pogradeci. Ata luajnë një rol të rëndësishëm për Reformën në Drejtësi në Shqipëri dhe donim të shikonim sesi po shkonin dhe çfarë mund të bëjmë më shumë, për t’u ofruar më shumë mbështetje”.
<blockquote class=”twitter-tweet”><p lang=”en” dir=”ltr”>(1/2) <a href=”https://twitter.com/USAmbAlbania?ref_src=twsrc%5Etfw”>@USAmbAlbania</a> Kim & Prosecutor General Çela met with victims’ coordinators in Pogradec this morning. Ambassador Kim thanked them for the crucial role they play in protecting the rights victims of gender-based violence & other crimes. She emphasized that… <a href=”https://t.co/O1FHQIdeO3″>pic.twitter.com/O1FHQIdeO3</a></p>— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) <a href=”https://twitter.com/USEmbassyTirana/status/1401864794362331137?ref_src=twsrc%5Etfw”>June 7, 2021</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>
Ndërsa, kryeprokurori, deklaroi se takimi u fokusua në mbështetjen që duhet të jepet në forcimin e mëtejshëm të kordinatorëve, duke pasur në fokus situatën e krimeve në shoqërinë shqiptare ndaj femrave, të miturve dhe më të dobtëve.
Ai shtoi se synimi i këtij takimi ishte për edhe për të rritur ndërgjegjësim, që operatorët e sistemit të drejtësisë, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të kenë në mbështetje të viktimave të dhunës.