Tiranë, më 12 Qershor 2021
Për herë të parë nga antarësimi i saj në OKB më 14Dhjetor1955, Shqipëria u zgjodh më 11 Qershor 2021 Antare Jo e Përhershme e Këshillit të Sigurimit, organi më i lartë i OKB-së, për periudhën 2022 – 2023.
Ky është një lajm i mirëpritur për vendin dhe rajonin tonë. Shqipëria tashmë do të ketë një rol kyç për ta luajtur për paqen dhe sigurinë; veçanërisht në dritën e sfidave globale, të cilat kërkohet të adresohen me një frymë tëripërtërirë tëkonsensusit dhe bashkëpunimit shumëpalësh.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh mbështetjen e tij tëplotë për ekipin diplomatik bazë të angazhuar në këtëdetyrë tëre, me besim të plotë se ata do të jenë nëlartësinë e këtyre përgjegjësive të mëdha.
/argumentum.al