Genc Pollo, ish-deputet dhe ish-ministër në qeverinë e PD-së, i ftuar nga AEJ , Seksioni shqiptar i Shoqatës Europiane të Gazetarëve në seminarin e parë mbi sfidat e medias, la një porosi për gazetaret sa i perket informimit të medias shqiptare jo vetem mbi të drejtat e përfitimet nga procesi i integrimit, por edhe për detyrimet e kostot që do të ketë vendi ynë në këtë rrugëtim europian.
Të qenit pjesë e një shoqate të shtrirë në të gjithë Bashkimin Europian dhe Ballkanin Perëndimor është një mundësi më shumë për të shikuar çeshtjet e këtushme në perspektivën rajonale e kontinentale; si dhe në perspektivën e Bashkimit Europian dhe të procesit të integrimit në të.
Që media të luajë një rol pozitiv në demokraci ajo duhet të jetë informative, e paanshme, objektive, e ballancuar, e nuancuar dhe joaktiviste. Se si arrihet kjo lipset një debat i gjatë e përpjekje edhe më të gjata. Por parakusht është që media e gazetarët të jenë të lire, thotë Z.Pollo.
Ai kritikon edhe vendimin e Kuvendit të Shqipërisë që iu ndalua pjesmarrja në komisionet parlamentare,megjithate vlerësoi faktin se të paktën kësaj radhe përfaqësia e BE e sqaroi pozicionin e vet.
“Kuvendi vendosi kufizime në aksesin e gazetarëve që mbulojnë veprimtarinë parlamentare. Fatkeqsisht e jo për herë të parë vepra që bien ndesh me vlerat europiane u justifikuan si rekomandime apo kërkesa të Bashkimit Europian. Të paktën kësaj radhe përfaqësia e BE e sqaroi pozicionin e vet”, thekson Genc Pollo.
Z.Pollo i duken patetike thirrjet popullore “ e duam Shqipërinë si gjithë Europa” apo “europeizmi është religjion për shqiptarët”. Megjithatë duke vlerësuar rolin e medias dhe gazetarit në integrimin europian , ai ka një porosi për gazetarët:
“Së fundmi meqë roli i medias në integrimin europian përmëndet në titullin e seminari: deri sot perspektiva europiane e Shqipërisë i është prezantuar publikut shpesh në prizmin romantik: që nga thirrja popullore ” Ndoshta media do të lipsej të informonte publikun në mënyre objektive e faktike përveçse mbi të drejtat e përfitimet nga procesi i integrimit, e një ditë nga anëtarësia në BE, edhe për detyrimet e kostot. Sepse siç e mësuam nga NATO, – ushtarët tanë ranë në krye të detyrës në Afghanistan e Balltik-, në këto organizata nuk anëtarësohesh vetëm për të përfituar por edhe për të kontribuar. Dhe kjo është e drejtë. Informimi i publikut për detyrimet e kostot jam I bindur se nuk do e ulë përkrahjen e lartë për BE; nga ana tjetër besoj se mundësojë vendime të pjekura e pritshmëri të arsyeshme nga populli shqiptar e përfaqsuesit politikë të tij”. / argumentum.al
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpermalink.php%3Fstory_fbid%3D4345455705494182%26id%3D152421281464333&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”803″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>
© Argumentum