SPAK i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme konfiskimin e pasurive të biznesit Ylli Ndroqit dhe kalimin në llogarinë e shtetit shqiptar. Bëhet fjalë për 32 pasuri, apartamente, aksione, pyje, troje, automjete, biznese etj.
SPAK i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme të konfiskojë 32 pasuritë e Ylli Ndroqit
Në një njoftim të fundit nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, thuhet se ka përfunduar verifikimet në lidhje me proçedimin pasuror nr.10, datë 21.07.2020, në ngarkim të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), lindur dhe banues në Tiranë.
Sipas SPAK, nga të ardhurat dhe shpenzimet rezulton se Ylli Ndroqi ka të pajustifikuara 3 milionë euro dhe se gjatë fazës së hetimit nuk ka mundur sërish të justifikojë dot burimin e tyre.
“Raporti midis të Ardhurave dhe Shpenzimeve të shtetasit Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu) dhe familjarëve të tij, në çdo vit, si dhe gjendja e bilancit përfundimtar të tyre është: Gjithsej për gjithë periudhën së bashku janë: Të Ardhurat Gjithsej:1 048 667 240 leke. Shpenzimet Gjithsej: 1 418 522 446 leke. Shpenzimet e pambuluara me të ardhura janë: 369 855 206 lekë, ose rreth 3 milionë euro”, thuhet në njoftimin e SPAK.