Parlamenti holandez i ka dhënë dritën jeshile Shqipërisë duke kërkuar mbajtjen sa më shpejt të Konferencës së parë Ndërqeveritare.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka e cila e ka cilësuar një lajm të mirë dhe njohje të merituar të reformave të arritura deri tani nga vendi ynë.
“Holanda sapo votoi “Po”! Parlamenti holandez hap dritën jeshile! Shqipëria ka përmbushur kushtet dhe është gati të mbajë Konferencën e parë Ndërqeveritare. Një lajm shumë i mirëpritur dhe një vlerësim mëse i merituar i zbatimit të reformave”, shprehet Xhaçka në reagimin e saj.
<blockquote class=”twitter-tweet”><p lang=”en” dir=”ltr”>NL 🇳🇱 just voted “Yes”! Green light from the Dutch Parliament! Albania 🇦🇱 has fulfilled the conditions and is ready to hold the first IGC.<br>Very welcomed news and a well deserved recognition of our reform deliverance. <a href=”https://t.co/IcuMK4zHEA”>pic.twitter.com/IcuMK4zHEA</a></p>— Olta Xhaçka🇦🇱 (@xhacka_olta) <a href=”https://twitter.com/xhacka_olta/status/1405533792815570945?ref_src=twsrc%5Etfw”>June 17, 2021</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>