Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në Mal të Zi, është takuar me Arqipeshkvin e Tivarit, Imzot Rrok Gjonlleshaj.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Meta ndan foto ku shihet pranë Gjonlleshajt dhe shkruan se ka mirëpritur dhuratën e bërë nga ai, ‘Monografinë e Arqipeshkvisë së Tivarit’, një nga botimet krishtere më të vjetra në rajonin tonë.
Reagimi i Presidentit Ilir Meta:
Një rikthim i shumëpritur në Tivar, ku si përherë është kënaqësi të takohem dhe të bisedoj ngrohtësisht me Arqipeshkvin, Imzot Rrok Gjonlleshaj.
E vlerësoj dhuratën e tij, ‘Monografinë e Arqipeshkvisë së Tivarit’, një botim voluminoz kushtuar njërës prej organizimeve kishtare më të vjetra në rajonin tonë, që mezi pres ta lexoj.