Kryeministri i vendit Edi Rama do të marrë pjesë në një video-konferencë të thirrur nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ku i pranishëm do të jetë dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Video-konferenca do të mbahet më 29 qershor dhe si temë diskutimi mes liderëve, do të jetë ‘Shengenin Ballkanik’.
Një ftesë për t’u bërë pjesë e kësaj video-konference i është dërguar dhe kryeministrit të Kosovës, Alb in Kurti, të cilën ai e ka refuzuar.
Kosova nuk e njeh shengenin ballkanik dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë nga takimet e zhvilluara.