Ndihmës Sekretari amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker vizitoi sot Shqipërinë, ku në axhendë ishin të percaktuar 3 takime, me Kryeministrin Rama, Kryetarin e Partise Demokratike z.Basha dhe me Znj.Olta Xhaçka
Ndihmëssekretari amerikan për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker është takuar ditën e sotme fillimisht me kryeministrin Edi Rama dhe më pas me kryetarin e Opozitës, Lulzim Basha.
E pranishme në këtë takim ka qenë edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim e cila ka shoqëruar Reeker në takimin me Ramën të zhvilluar në ambientet e Kryeministrisë.
Mësohet se fokusi i këtij takimi, kanë qenë zhvillimet e fundit, si integrimi i Shqipërisë, marrëveshjet se ka Shqipëria me SHBA si dhe stërvitja “Defender Europe”.
Menjëherë pas takimit me kryeministrin Edi Rama, Philip Reeker i shoqëruar nga Yuri Kim pas Ramës ka takuar z.Basha në seline blu.
Reeker gjithashtu do të jetë në një drekë pune me Ministren e Punëve të Jashme, Olta Xhaçka pas takimit me Bashën.
Pas vizitës në vendin tonë, ai do të niset drejt Maqedonisë së Veriut, ku do të marrë pjesë në aktivitetin “Rruga e Prespës”.
Me 1 dhe 2 korrik mbahet “Prespa Forum Dialogue” në Ohër.
Ndër pjesëmarrësit e konfirmuar janë kryeministrat Edi Rama, Albin Kurti, Ana Brnabiç, si dhe Micheal Roth, Matthew Palmer, Philip Reeker, Johannes Hahn.
Kujtojmë se Vizita e zyrtarit te larte amerikan vjen pak kohe pasi Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli ‘non grata’ ish-kryeministrin Sali Berisha ./Argumentum.al