Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme në një mbledhje në Ministrinë e Jashtme, për të analizuar humbjen e pasaportave shqiptare.
Ky takim vjen pak ditë pas skandalit të zhdukjes së një numri të madh të pasaportave të emigrantëve shqiptarë drejt Greqisë, nisur nga ministria e Jashtme shqiptare në makinën e diplomatëve shqiptarë në Athinë.
Tre ditë më parë, në një komunikatë për mediat, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme që drejtohet nga Edi Rama me kompetenca të deleguara të Gent Cakaj, ka shpjeguar të gjithë itinerarin e transportit të pasaportave, ndërkohë që theksuar se pako e pasaportave u vodhën nga makina e konsullit.