Pas vendimit të Kuvendit për t’i lënë jashtë Komisioneve dhe seancës plenare, ka qenë po ky institucion i cili ka marrë një tjetër vendim. Reporterët e terrenit do të mund të ndjekin fizikisht në Kuvendin mbledhjet e komisioneve parlamentare, teksa pamjet e prodhuara nga Kuvendi nuk do të jenë të vetmet që media do të mund të transmetojë.
Ky ka qenë dokumenti që ka firmosur kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili është tërhequr edhe nga vendimi që punonjësit e Gardës së republikës të shoqërojnë gazetarët në ambientet e Kuvendit, duke konsideruar si të nevojshëm vetëm kontrollin fillestar.
Vendimi pason një sërë takimesh të gazetarëve me përfaqësues të Kuvendit, si edhe protestës së kryer në ambjentet e jashtme të parlamentit.