Bashkia e Beratit u mbështet nga një projekt zviceran për të rinovuar shesh-depozitën e mbetjeve dhe ngritjen e një njësie të re për menaxhimin e mbetjeve. Vende të reja depozitimi në Kuçovë dhe Dimal gjithashtu u inauguruan sot ndërsa vijon puna për një zgjidhje të qëndrueshme për menaxhimin e mbetjeve për këtë rajon.
Ambasadori zviceran Adrian Maître dhe kryetari i bashkisë Berat Ervin Demo inauguruan sot vendin e ri për depozitimin e mbetjeve në Berat. “Që nga sot, mbetjet do të trajtohen siç duhet, ato nuk do të ndosin lumin dhe detin, nuk do të helmojnë tokën bujqësore dhe nuk do të dëmtojnë ajrin që thithim. Kjo ka efekt në turizëm, bujqësi, ekonomi dhe shëndetin e qytetarëve. Ajo që ka më rëndësi është se ky investim ishte bashkë-financim me bashkinë, e cila ka siguruar gjithashtu operimin dhe mirëmbajtjen për këtë shesh”, tha Ambasadori zviceran Adrian Maître pas vizitës.
Kryetari i bashkisë Berat Ervin Demo vlerësoi kontributin nga qeveria e Zvicrës dhe theksoi prioritetin që ju dha këtij projekti nga bashkia dhe zgjidhjen që ai jep për problemin e kahershëm për trajtimin e mbetjeve urbane. Bashkia e Beratit bashkë-financoi projektin me 20% dhe ngriti një njësi special për menaxhimin e mbetjeve bazuar në rekomandimet e projektit zviceran.
Përmes projektit të Sekretariatit Zviceran të Shtetit për Çështjet Ekonomike SECO janë eliminuar rreziqet e përmbyjes nga lumi Osum ndërsa mbetjet nuk hidhën më në lumë. Projekti ka dizenjuar një plan praktik operacional për bashkinë për 5 vitet e ardhshme derisa të ndërtohet një landfill rajonal. Një stutim vlerësimi nga projekti zviceran ka rekomanduar hapat drejt ngritjes së landfillit rajonal në Berat për zgjidhjën afat-gjatë.
Përveç përmirësimit në infrastrukturë, bashkia do të jetë në gjendje të mirëmbajë shesh depozitën në një formë të pastër dhe eficiente përmes njësisë special dhe planit të menaxhimit të mbetjeve. Investimi infrastrukturor prej 1 milion Euro për rehabilitimin e shesh-depozitave në Berat, Kuçovë dhe Dimal filloi në Shtator 2020. Kjo e sjell menaxhimin e mbetjeve më pranë standardeve të BE-së dhe planeve kombëtare, dhe shërben si një zgjidhje afat mesëm deri sa të vendoset një investim më i përhershëm për të gjithë rajonin e Beratit.
Mjedisi dhe turizmi do të kenë një efekt pozitiv si rezultat i këtij investimi të ri. Sheshi i vjetër i depozitimit në Berat shkaktonte derdhje të mbetjeve në lumin Osum, rrjedhje të gazrave në tokën bujqësore përreth dhe ndotje të ajrit.