Arkipeshkvi i Durrësit dhe Tiranës, imzot George Frendo ka deklaruar për mediat italiane se situata në Shqipëri është tragjike dhe se mungon dialogu mes palëve. Ai ka kërkuar që palët të ulen në bisedime duke sakrifikuar diçka.
Situata është tragjike, për fat të keq mungon një dialog mes partive politike. Ndoshta faji është pak a shumë i të gjithëve. Një dialog i vërtetë kërkon një dëgjim të sinqertë deri në nivelin e përuljes. Sot në Shqipëri mungojnë të dyja. Dhe gatishmëria për të dëgjuar gjithashtu supozon prirjen e përulur. Politikanët duhet të shikojnë se dialogu është e vetmja rrugë. Duhet të jetë një dëgjim i vërtetë. Nuk është as një kompromis i thjeshtë. Kjo nuk është e vetmja herë që në Shqipëri ka lindur situata e tensionit. Prandaj, nga partitë politike është e nevojshme të kemi më shumë ndjenjën e të mirës së përbashkët. E mira e përbashkët gjithashtu kërkon një sakrificë të caktuar nga ana e të gjithëve është shprehur Frendo.
Ai ka bërë një vlerësim krejt të ndryshëm nga kryeministri Edi Rama që e sheh situatën si një manifestim të izoluar të opozitës që sipas tij është e dështuar.