Të abuzosh me tenderët është njësoj si të vjedhësh qytetarët. Ky ishte reagimi i ambasadores amerikane Yuri Kim pas operacionit të SPAK që çoi në arrestimin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Ministrinë e Brendshme lidhur me tenderin për uniformat e policisë.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ambasadorja përgëzon operacionin e strukturës së posaçme kundër korrupsionit teksa e cilëson krim grabitjen e qytetarëve për të mbushur xhepat e zyrtarëve.
“Është mirë të shohësh SPAK të ndërmarrë veprime të tjera kundër korrupsionit. Abuzimi apo manipulimi me proceset e prokurimeve publike është e njëjta gjë me vjedhjen ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë (përfshi qytetarët amerikanë, taksat e të cilëve sigurojnë asistencë), me qëllim që të fryjnë xhepat e tyre apo të “miqve” të tyre. Është krim”, shkruan ambasadorja amerikane.
<blockquote class=”twitter-tweet”><p lang=”en” dir=”ltr”>Good to see more SPAK actions against corruption. Abuse or manipulation of public procurement processes is the same as stealing from all citizens (including US citizens whose taxes provide 🇺🇸 assistance to 🇦🇱) to fatten the wallets of oneself or one’s “friends.” It is a crime.</p>— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) <a href=”https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1413805637771972609?ref_src=twsrc%5Etfw”>July 10, 2021</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>