Mbrëmë vonë Qeveria me sukses e ka përfunduar procesin e riatdhesimit të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Siria dhe Iraku – katër burra – luftëtarë të huaj, pesë gra dhe 14 fëmijë, raporton zhurnal.mk.
Procesi u zhvillua në përputhje me detyrimet e Republikës së Maqedonisë së Veriut që dalin nga e drejta ndërkombëtare, e drejta ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, e drejta ndërkombëtare humanitare, standardet dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.