Ish i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, pas Beogradit ka ardhur edhe në Tiranë.Ai ka vizituar Tiranën, duke takuar edhe kryeministrin Edi Rama, me të cilin duket se ka kaluar ditën e dielë.
Vetë Grenell zbuloi këtë vizitë përmes postimit të një fotoje në llogarinë e tij në Instagram duke e shoqëruar me shënimin se kishin ndarë të dy shumë ngjarje dhe tregime bashkë, por i mbajtën sekret me publikun.
“Treguam disa histori gjatë një dreke të dielën me mikun tim dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama – në Tiranën aq të nxehtë”, ka shkruar Grenell në llogarinë e tij në Instagram.
Nga ana tjetër kryeministri Rama nuk publikoi asnjë detaj lidhur me takimin e tij me Grenell ditën e djeshme.
Ndërsa një tjetër vizite e z.Grenell ishte me Presidentin e Shqiperise, Presidentim Ilir Meta, i cili e ka pritur sot në Presidencë, ish të dërguarin e SHBA për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell, i cili po zhvillon një vizitë në Shqipëri.
Ndryshe nga Kryeministria, Presidenca njoftoi në rrjetet sociale takimin, takimin me z.Grenell ku kreu i shtetit shkruan se mbështet përpjekjet e tij për të reklamuar investimet amerikane në Shqipëri dhe bashkëpunimin ekonomik në rajonin e Ballkanit.
“Ishte kënaqësi të takoja këtë mëngjes Ambasadorin Grenell. Mbështes përpjekjet e tij të vazhdueshme për të promovuar investimet amerikane dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon, si e vetmja mënyrë për të garantuar mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë dhe veçanërisht brezin e ri. Përpara vizitës të tij në Jug të vendit i dhurova librin “Albania from the Air”, një botim i veçantë mbi mrekullitë natyrore shqiptare, pasi jam i sigurt se herën tjetër ai do të shpenzojë më shumë kohë për të eksploruar Shqipërinë tonë të bukur”, shkruan Meta krahas fotove të publikuara.
Kujtojmë e se vizita e Z. Grenell vjen pak ditë pas takimit të tetë për “minishengenin ballkanik” cili u pagëzua në Shkup me emrin “Open Ballkan”.
Grenell si ish-i derguari i SHBA-se për dialogun Prishtinë-Beograd ka qei gjithashtu mbështetës i nismës së Minishengenit Ballkanik.
Qendrimet e Z. Grenell ka qenë shpesh të kritikuara dhe të papranueshme nga Prishtina Zyrtare.
Nuk dihet nëse Z. Grenell edhe pas largimit të administrates Trump është ende aktor në zhvillimet politike në Ballkan?!