Shkolla e Magjistraturës ka njoftuar se kandidatët që duan të ndjekin mësimet në vitin e ri akademik, do të duhet të kryejnë vaksinimin.
Kushti për vaksinim vlen vetëm për studentët që preferojnë ta ndjekin mësimin nëpër auditorë. Është në dorën e çdo studenti që të zgjedhë nëse do ta ndjekë shkollën online apo në sallë, sqaroi Shkolla e Magjistraturës.
Çdo kandidat duhet të dërgojë elektronikisht në sekretarinë mësimore vërtetimin zyrtar të vaksinimit, me qëllim që të jenë pjesëmarres në trajnimin në auditor.
NJOFTIMI
NJOFTIM PËR KANDIDATËT PËR MAGJISTRATË QË STUDIOJNË NË SHKOLLËN E MAGJISTRATURËS
Njoftohen te gjithe kandidatet per magjistrate qe studiojne ne Shkollen e Magjistratures ne vitin akademik 2021-2022, (viti i pare dhe viti i dyte i studimit), qe per te siguruar mbarevajtjen e programit te trajnimit fillestar permes mesimit ne auditor, te marrin masat e nevojshme per te kryer vaksinat anti-Covid.
Cdo kandidat te depozitoje elektronikisht ne sekretarine mesimore vertetimin zyrtar me qellim qe te jene pjesemarres ne trajnimin ne auditor prej dates 4 Tetor 2021 e ne vijim.
Ju kujtojme qe muaji Gusht eshte i hapur per vaksinimin e te gjitha grupmoshave mbi 18 vjec.”