Një delegacion i Parlamentit Europian zbarkon sot në Shqipëri, ndërsa do të qëndrojë deri në datë 1 mars. Delegacioni do të njihet me zbatimin e reformave në prag të vendimit për negociatat që do të jepet në qershor.
Delegacioni kryesohet nga Tunne Kelam, ndërsa në përbërje të tij do të jenë; Cristian Preda, Knut Fleckenstein, Juan Fernando Lopez Aguilar, Bas Belder, Ilhan Kyuchyuk dhe Tamás Meszerics.
Kelam, që është edhe eurodeputet i Partive Popullore bëri thirrje për dialog mes palëve për të kapërcyer krizën politike në prag të vendimit për negociatat. Ai doli kundër vendimit të opozitës për të djegur mandatet dhe dhunës në protestë.
“Ne dënojmë me forcë të gjitha nxitjet e dhunës dhe i bëjmë thirrje opozitës për t’i dhënë fund bojkotit. Qeveria dhe opozita duhet urgjentisht të rrisin situatën përmes dialogut konstruktiv” tha ai. Delegacioni ka në axhendë takime me liderët e politikës shqiptare, ndërsa në fund në datë 1 mars do të kenë një konferencë për shtyp.
Delegacioni i PE përbëhet nga 7 eurodeputetë.
Tunne Kelam (Kryesues)
Cristian Preda
Knut Fleckenstein
Juan Fernando Lopez Aguilar
Bas Belder
Ilhan Kyuchyuk
Tamás Meszerics
Axhenda e delegacionit
16.15 Takim me Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
18.10 Takim me kryeministrin Rama dhe Gent Cakajn në selinë e qeverisë
17.10 Takim me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj