Kina dhe Rusia duhet të mbrojnë të vërtetën historike, dinjitetin njerëzor dhe arritjet e Luftës së Dytë Botërore, tha ministri i Jashtëm kinez Wang Yi të hënën gjatë një bisede telefonike me homologun e tij rus Sergei Lavrov.
Wang theksoi se 15 gushti shënon ditën historike kur Japonia u mund dhe u dorëzua pa kushte në Luftën e Dytë Botërore. Ky duhet të jetë edhe momenti kur pala japoneze duhet të reflektojë për historinë e vet të agresionit, shtoi ai.
Megjithatë, disa politikanë japonezë veprojnë kundër prirjes historike nëpërmjet adhurimit të hapur të tempullit “Yasukuni”, që nderon kriminelët e Luftës së Dytë Botërore të kategorisë A, theksoi Wang, duke e quajtur këtë veprim si një sfidë ndaj ndërgjegjes njerëzore dhe drejtësisë ndërkombëtare.
Si vendet kryesore fitimtare të Luftës së Dytë Botërore, Kina dhe Rusia duhet të bashkëpunojnë për të mbrojtur të vërtetën historike, të kundërshtojnë veprimet që përpiqen të justifikojnë ose lavdërojnë militarizmin, të kontrollojnë përpjekjet për falsifikimin e historisë dhe të mos tolerojnë kurrë rrëzimin e vendimit mbi historinë e agresionit, vuri në dukje Wang.
Nga ana e tij, Lavrov u shpreh se po afron përvjetori i përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe Rusia e Kina kanë nisur bashkëpunimin e rëndësishëm në mbrojtjen e së vërtetës historike dhe kundërshtimin e përpjekjeve për të ndryshuar arritjet e Luftës së Dytë Botërore./CRI