Shqipëria është duke strehuar 607 shtetas afganë të ikur nga trazirat në Kabul.
Mbërriti në orët e para të së hënës edhe një avion me 150 qytetarë afganë mbërritën në Aeroportin Nënë Tereza të Rinasit.
Ata u strehuan në Qytetin Studenti në kryeqytet dhe hotelet e Durrësit. Shumica e tyre janë veprimtarë të shoqërisë civile, gazetarë e studentë, dhe fëmijë të mitur.
Brenda 4 ditëve të fundit kanë mbërritur në Aeroportin Nënë Tereza 6 avionë, duke strehuar në Shqipëri 607 qytetarë afganë të shpërngulur nga rreziqet e shtuara prej talebanëve në Kabul.
Të dielën mbërritën edhe dy avionë të tjerë me 182 shtetas afganë të larguar nga Kabuli, mes të cilëve edhe nëna me fëmijë të mitur.
Shqipëria u angazhua qysh në fillim për të strehuar shtetas afganë, që po largohen nga atdheu i tyre, sepse rrezikohen të vriten nga talebanët.
Autoritetet shqiptare janë shprehur se mund të presin deri në 4 mijë qytetarë afganë dhe kanë bërë gati për mikpritjen e tyre një numër të konsiderueshëm hotelesh dhe kampuse studentore.