Maqedonia e Veriut, shënon sot 30-vjetorin e Pavarësisë së saj nga ish-federata jugosllave. Pavarësia ndodhi përmes një referendumi popullor, i cili e shpalli atë shtet të pavarur dhe sovran.
Sipas vlerësimeve shtetërore të asaj kohe, mbi 95 për qind të qytetarëve që dolën në referendumin e 8 shtatorit të vitit 1991, iu përgjigjën pozitivisht pyetjes së referendumit “A jeni për Maqedoni të pavarur me të drejtë të hyjë në fuqi në aleancën e ardhshme të shteteve sovrane të Jugosllavisë”.
Referendumit i parapriu Deklarata për Pavarësi, të cilën Parlamenti i parë i Maqedonisë shumëpartiake e miratoi më 25 janar të vitit 1991. Formalisht, vullneti i popullit për shtet të pavarur ishte konstatuar me Deklaratën për pranimin e rezultateve të referendumit më 18 shtator të vitit 1991 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Hap i ardhshëm me rëndësi në përforcimin e shtetit ishte miratimi i Kushtetutës së re më 17 nëntor 1991. Shtetësinë e Maqedonisë e para e njohu Republika e Bullgarisë, me pas pasuan njohjet nga Turqia, Sllovenia, Kroacia, Rusia, Bosnjë e Hercegovina dhe të tjera.
Shteti u pavarësua monetarisht me vendosjen e denarit më 26 prill 1992, e më pas fitoi edhe armatën e vet, e cila ditëlindjen e feston më 18 gusht.
Subjektiviteti ndërkombëtaro-juridik i shtetit definitivisht u konfirmua më 8 prill të vitit 1993, kur me aklamacion në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Maqedonia u pranua si anëtare e 181-të në Organizatën botërore.
Megjithatë për shkak të kundërshtimeve dhe presioneve të Greqisë, e cila nuk e pranoi emrin kushtetues të Maqedonisë, anëtarësimi në KB u bë nën referencën e përkohshme Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. Por nga Marreveshja e Prespes, të dy vendet u pajtuan që ky shtet të quhet Maqedonia Veriore, duke i hapur rrugë vendit të anëtarësohet në NATO dhe të fillojë procesi i anëtarësimit në BE.
Pra ky 30-vjetor i Pavarësisë së RMV-së e gjen këtë shtet anëtare e tridhjetë të NATO-s por ende në pritje të hapjes se negoviatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
Mesazhi i Kryeministrit Zoran Zaev
8 Shtatori, Dita e Pavarësisë është një nga datat më të shenjta dhe më të ndritshme të historisë së Maqedonisë së Veriut. Në jubileun e 30 viteve të pavarësisë, historia jonë, shpresat tona, kujtimet tona, përpjekjet tona të arritura.
Të dashur maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, romë, vllehë, boshnjakë … Të dashur bullgarë, kroatë, malazezë dhe të gjithë të tjerët, Urime për përvjetorin tonë-30 vjet pavarësi. Mbështetja dhe gjendja jonë në shekuj të jetë shekuj.
Rroftë Republika e Maqedonisë Veriore
Një ndjenjë e veçantë mirënjohjeje dhe respekti krijohet në një takim me përfaqësuesit e brezit që ka mbajtur barrën e deklarimit të mbështetjes te vetja dhe njohjes ndërkombëtare të vendit tonë në linjën e shteteve moderne demokratike. Është ky mesazhi i Kryeministrit maqedonas për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut në 30 vjetorin e Pavarësisë nga ish-Federata Jugosllave.
Presidenti Pendarovski homazhe presidentëve të ndjerë Boris Trajkovski dhe Kiro Gligorov, dekoron përbërjen e parë parlamentare
Në këtë vit jubilar janë nderuar figurat më te rëndësishme të shtetbërjes pas shpalljes se Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut.
Presidenti Stevo Pendarovski sot i bëri homazhe Presidentit të parë të Maqedonisë së pavarur Kiro Gligorov dhe Presidentit të ndjerë Boris Trajkovski.
.“Respekt për Presidentin e parë të Republikës së pavarur të Maqedonisë, Kiro Gligorov. Ne nuk e harrojmë angazhimin e tij për paqen dhe stabilitetin. Nderim Presidentit të ndjerë Boris Trajkovski. “Ai do të mbahet mend si një udhëheqës vizionar,” shkroi Pendarovski në profilin e tij në Facebook.
President i vendit ishte zgjedhur Kiro Gligorov në tentativën e dytë të votimit për të në kuvend, edhe pse figura e tij kundërshtohej ashpër nga VMRO DPMNE-ja dhe partitë shqiptare PPD (Partia për Prosperitet Demokratik) e PDP (Partia Demokratike Popullore). Më 3 tetor 1995, Gligorov ishte objektivi i një atentati me makinë bombë në Shkup. Ndërsa ishte në rrugën nga vendbanimi i tij për në zyrën e tij, automjeti që mbante Gligorovin u hodh në erë nga një shpërthim nga një automjet i parkuar, duke vrarë shoferin e tij dhe duke plagosur disa kalimtarë. Gligorov mbeti i plagosur rëndë mbi syrin e tij të djathtë.
Dhjetë vjet pas pavarësisë, vendi do të përballej me konfliktin e armatosur të 2001-shit. Përplasja mes policisë dhe anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare zgjati për afër 10 muaj dhe u mbyll me dorëzimin e armëve të UÇK-së pas Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Marrëveshja u vlerësua lart nga palët nënshkruese dhe përfaqësuesit ndërkombëtar.
Ndër nënshkruesit e saj ishte edhe presidenti i atëhershëm Boris Trajkovski. Trajkovski vdiq më 26 shkurt 2004 në një aksident ajror gjatë rrugës për në një konferencë ekonomike në Mostar, Bosnjë dhe Hercegovinë. Avioni u rrëzua nga mjegulla e dendur dhe shiu i rrëmbyeshëm.
Presidenti Stevo Pendarovski ka falënderuar dhe ka dekoruar gjithashtu deputetët e përbërjes së parë parlamentare për kontributin e tyre.
Në shënimin e 30 vjetorit, Andov tani 85 vjeçar, pranoi dekoratë nga Presidenti Stevo Pendarovski.
Ata donin dhe këmbëngulnin për këtë. më 8 janar, në seancën e parë të Kuvendit më zgjodhën mua kryetar. Unë bisedova, i takova grupet parlamentare dhe bisedova me të gjithë njëlloj, edhe me shqiptarët, edhe me maqedonasit, edhe me VMRO-në, edhe me LSDM-në”, tha Stojan Andov, kryetar i parë i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Me dekoratën “8 Shtatori” u nderuan edhe deputetët e përbërjes së parë parlamentare.
Ne, deputetët e përbërjes së parë e plotësuam vullnetin e qytetarëve që na zgjodhën. Gjenerata jonë i përfaqësonte edhe parimet e luftës çlirimtare dhe vendimet e KAÇKM-së. Sot, 30 vite nga pavarësia, mendoj se ai ishte vendimi më i drejtë. Anëtarësimi në NATO është një hap pozitiv përpara dhe shpresoj që edhe Bashkimi Evropian do të na i hapë dyert”, tha Nikolla Stojanovski, drejtues i seancës së are konstituive të Kuvendit.
Pendarovski tha se vendi duhet të punojë që në mënyrë thelbësore t’i përshtatet legjislacioni evropian. Presidenti në Vilen Vodno ndau çmimin 8 Shtatori për kryetarin e pare te Kuvendit, Stojan Andov dhe përbërjen parlamentare nga viti 1990-1994.
“Është koha që 30 vite pas, të mbledhim forcat dhe duke reflektuar nga gjenerata e parë e deputetëve të bashkohemi rreth interesave vitale të qytetarëve. Të punojmë që t’i afrohemi legjislacion evropian, jo vetëm në mënyrë formale, por edhe në mënyrë thelbësore, duke respektuar parimin e sundimit të së drejtës si dhe të të drejtave dhe lirive të secilit njeri. Vetëm kështu ndërtohet shoqëria e drejtë dhe e lirë me qytetarë të barabartë, pa dallim etnie, feje apo çfarëdo dallimi tjetër”, tha mes tjerash presidenti Pendarovski.
Ndërsa Kryeministri Zoran Zaev në mesazhin e tij në këtë ceromoni tha :
“Eshtë detyra jonë të pranojmë pavarësinë me gjithë respektin për brezin që ruajti vazhdimësinë e shtetësisë, dhe të pranojmë se të gjithë jemi përgjegjës për të mbajtur dhe zhvilluar Maqedoninë e Veriut për ne dhe për brezat e ardhshëm.