Kryeministri Rama i është përgjigjur opozitës gjatë fjalës së tij në Samitin e Diasporës.
Ai tha se zërat për prezencë të kriminelëve në Kuvend vijnë nga ata që historia do t’i mbulojë me turp.
“Kjo është koha që sot në Parlamentin e Shqipërisë ka më shumë gra se kurrë më parë. Sikurse në këshillat bashkiakë ka 50% gra.
Kush e ka bërë këtë kundër vendit të tij, historia e ka mbuluar me turp.
Po flasim për shtetbërje dhe jo për të ngrënë një darkë dhe për të pirë raki” – tha Rama.
Shefi i qeverisë tha se sot Shqipëria e ka dyfishuar eksportin dhe ka çrrënjosur plantacionet e kanabisit.
Mungesës së Lulzim Bashës në Samit, Edi Rama iu përgjigj me një ftesë publike për dialog.
“Ata që nuk janë sot këtu, unë u them vetëm kaq: Kur do të flasim?” – tha kryeministri.