Reforma në Drejtësi ishte në fokus të një takimi që zhvilloi sot kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja.
“Sot takova ministrin e sapoemëruar të Drejtësisë, Ulsi Manja. Reforma në Drejtësi tani duhet të konsolidohet, dhe efikasiteti i gjykatave dhe pavarësia e magjistratëve janë qëllimet kryesore”, tha Soreca, duke informuar mbi këtë takim.
Ambasadori Soreca informoi po ashtu se në takim u diskutua mbi rolin e institucioneve të Vetingut dhe të Shkollës së Magjistraturës, si dhe punën e vazhdueshme për hartën gjyqësore.
“Reforma e sistemit të drejtësisë vazhdon me mbështetjen e BE-së,” tha ambasadori Soreca.