Kryeministri maqedonas dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në kongresin e 23-të të partisë së tij, tha se partia e tij asnjëherë nuk ka hequr dorë nga sfidat.
“Kemi miqësi me të gjithë vendet, vendet tjera në shohin si shembull”, tha Zaev, i cili shtoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet i maqedonasve, shqiptarëve, romëve, serbëve, turqve dhe të gjithë që jetojnë.
“E gjithë vëmendja jonë shkon te reformat e brendshme. Duhet të krijojmë kushte për jetesë në Maqedoninë e Veriut. Është obligim i jonë që të realizojmë premtimin për jetë më të mirë për qytetarët, sistem arsimor dhe shëndetësor më të mirë, paga më të mira”, tha kryetari i LSDM, Zoran Zaev.
Por kryeministri foli edhe për kandidatin presidencial dhe se të gjithë, maqedonas, shqiptarë, turq serb nga Struga në Kriva Pallankë e nga Tetova në Gjevgjeli janë bashkuar rreth kandidaturës së Pendarovskit.
“Kandidati i përbashkët për qëllimet tona të përbashkëta është shoku jonë Stevo Pendarovski”, tha Zaev duke thënë se kjo është zgjidhje për fitore ku qytetarët do të zgjedhin bashkimin dhe ku do të përmirësohet padrejtësia që ndodhit gjatë vitit 2014.