Mbyllet numërimi për komunën e Tuzit. Partitë shqiptare marrin 16 mandate nga 32 që ka komuna e Tuzit ndërsa pritet qe edhe një nga social demokratët e Gjukanoviç të kalojë me koalicionin shqiptar duke përbërë kështu shumicën absolute.
Partitë shqiptare kanë marrë afërsisht 3700 vota duke siguruar kështu 16 mandate dhe fitoren për Tuzin. Ky është një rezultat historik pasi për herë të parë shqiptarët e Tuzit fitojnë komunën dhe do ta drejtojnë atë.
Tuzi u nda nga Podgorica në 1 shtator 2018. Për herë të parë në historinë e proceseve të tilla lokale, partitë politike shqiptare dolën të bashkuar në koalicionin “Malësia na Bashkon”. Me qëllim maksimalizimin e votave dhe arritjen e një rezultati fitues, tre partitë shqiptare Alternativa Shqiptare (kryetar: Nik Gjeloshaj), Lidhja Demokratike Shqiptare (kryetar: Nikollë Camaj) dhe Unioni Demokratik Shqiptar (kryetar: Fadil Kajoshaj) u bashkuan në koalicionin parazgjedhor “Malësia na bashkon” duke ia arritur qëllimit.
Shqiptarët në Tuz tashmë kanë nisur festën.