Kryeministri Edi Rama ka uruar pedagogët e studentët për nisjen e vitit të ri akademik.
Në një mesazh urimi në Facebook, Rama shkruan:
MIRËMËNGJES
dhe me urimin për çdo student e pedagog për një vit sa më të suksesshëm akademik, si dhe përsëritjen e angazhimit tonë të vazhdueshëm në rritjen e cilësisë së arsimit të lartë, me ndërkombëtarizimin e universiteteve dhe pajisjen e studentëve tanë me aftësi konkuruese si të bashkëmoshatarëve të tyre në BE, ju uroj një javë të mbarë.