Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se maxhoranca mbetet e gatshme për dialog me opozitën me ose pa ndërmjetësimin e Presidentit. Balla tha se maxhoranca nuk mund të pranojë negociata në kurriz të demokracisë së vendit.
“Duhet të jetë shumë e qartë për këdo. Fajtor kryesor të kësaj situate janë ata që morëm atë vendim për djegien e mandateve. Jemi në fazën që një pjesë e tyre po zëvendësohen dhe ky proces po ecën.
Opozita përsëri është e përfaqësuar në Kuvend, nga deputetët që po rimarrin mandatet dhe përgjegjësinë që i takon deputetëve për të qenë në Kuvend.
Detyra ime është të respektoj ligjin dhe Kushtetutën, këto personalitete që do të vijnë në Kuvend kanë fituar besimin e partive politike ata janë të përfaqsues politikë të partive.
Unë nuk hyj fare në diskutim ata do të jenë deputetëtë. Kjo nuk është një krizë mes nesh dhe atyre,kjo është një krizë brenda tyre
Dialogu me ose pa ndërmjetësimin e Presidentit është i mirëpritur, por jo negociata në kurriz të demokracisë”, tha kreu i grupit te PS.
Sipas Ballës, Qeveria është legjitime, sepse buron nga një parlament legjitim.
“Qeveria është legjitime, sepse buron nga një parlament legjitim, zgjedhjet e vitit 2017 të certifikuara qoftë nga OSBE/ODHIR, mor dhe nga KE kanë prodhuar këto institucione legjitime të ciat kanë për detyrë të vijojnë punën në funksion të miratimit të legjislacionit.
Qeveria po aq legjitime në krahun tjetër ka detyrë për qeverisejn e vendit për shtet, punë dhe mirëqenie”, deklaroi Balla.
Më tej gjatë fjalës së tij Balla ka kundërshtuar deklaratën e Presidentit Meta se në vend ka krizë Kushtetuese.
“Nuk e di se çafrë kishte në mendje Presidenti kur ta se ka krizë kushtetuese, por nëse ka një krizë, sot ka një krizë brenda opozitës, ku një pjesë e deputetëve kanë vendosur të ikin dhe një pjesë tjetër kanë vendosur të vijnë dhe të marin përgjegjësinë që ju takon deputetëve.
Vendet opozitës nuk po mbeten bosh jemi në një situatë kur opozita mori një vendim të gabuar dhe u dënua nga të gjithë partnerët ndërkombëtare dhe vendet anëtare të BE-së”, tha Balla. news24