Ambasadorja Yuri Kim në ambientet e Ambasadës Amerikane në Tiranë priti drejtuesit e Komisionit Parlamentar për Punët e Jashtme, me kryetaren Mimi Kodhelin nga PS-ja dhe zv/kryetarin Tomor Alizoti nga PD-ja. Sipas njoftimit të ambasadës, në atë bashkëbisedim u diskutua rruga për vijimin e forcimit të bashkëpunimit midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit.
“Ambasadorja Kim, Kryetarja Kodheli dhe Zv. Kryetari Alizoti ranë dakord për të punuar ngushtë së bashku për të çuar përpara zbatimin e reformës në drejtësi; forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe aftësive të Shqipërisë si anëtare e NATO-s; dhe rritjen e tregtisë dhe investimeve midis dy vendeve tona”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e ambasadës.
Njoftimi i plotë
Ambasadorja Kim u takua sot me drejtuesit e Komisionit Parlamentar për Punët e Jashtme, Kryetaren Mimi Kodheli dhe Zëvendës Kryetarin Tomor Alizoti.
Ata diskutuan rrugën në vijim për forcimin e bashkëpunimit midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit. Ambasadorja Kim shprehu vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për vendimin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë për të ofruar përkohësisht një strehë të sigurtë për qytetarët e shpërngulur afganë.
Ajo përsëriti gjithashtu mbështetjen e SHBA për përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian, duke theksuar deklaratat e fundit të Sekretarit Blinken, ku ai bën thirrje për hapjen e negociatave sa më shpejt të jetë e mundur.
Ambasadorja Kim, Kryetarja Kodheli dhe Zv. Kryetari Alizoti ranë dakord për të punuar ngushtë së bashku për të çuar përpara zbatimin e reformës në drejtësi; forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe aftësive të Shqipërisë si anëtare e NATO-s; dhe rritjen e tregtisë dhe investimeve midis dy vendeve tona.
Ata ranë dakord se, qoftë në Tiranë apo Uashington, rëndësia e partneritetit midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë i tejkalon politikat partiake.