Shuhet në moshën 82 vjeçare ish-ministri i Jashtëm gjerman, liberali Klaus Kinkel. Kreu i partisë liberale, FDP, Christian Lindner e vlerësoi Klaus Kinkel si “njeri të drejtë dhe burrë të thjeshtë e me karakater. Klaus Kinkel drejtoi partinë liberale gjermane, FDP në vitet 1993-1995, ai ka qenë ministër i Drejtësisë, në vitin 1992 ai zëvendësoi në postin e ministrit të Jashtëm, Hans-Dittrich Genscherin.
Partia e Lirë Demokratike e Kinkel, të cilën ai e udhëhoqi nga 1993 deri më 1995, njoftoi vdekjen e tij pa dhënë detaje të tjera.
Kinkel udhëhoqi shërbimin e inteligjencës sekrete së jashtme të Gjermanisë, BND, 1979-1982. Ai shërbeu si ministër i drejtësisë në zyrën e Kancelarit Helmut Kohl pas ribashkimit gjerman përpara se t’ia kalonte detyrën Hans-Dietrich Genscher si ministër i jashtëm. Gjithashtu Kinkel ka qënë i pari që propozoi gjykatën e krimeve të rënda për Ish Jugosllavinë dhe kontribuoi në zhvillimin e kombeve të bashkuara për stabilizimin e paqes në Europë.
Angela Merkel tha për ish- ministrin gjerman “Humbëm një njeri shembull për politiken gjermane. Një njeri i cili bashkoi Gjermaninë dhe kontriboi në zhvillimin e sotëm të Gjermanisë.”
Klaus Kinkel aktiv në Kosovë
Gjatë mandatit të tij 1992-1998 Ballkani dhe lufta në ish-Jugosllavi ishin tema qendrore të politikës së jashtme gjermane. Në një intervistë për “Deutschland funk”, në vitin 2008 Kinkel është shprehur se është ndjerë gjithmonë i rënduar, nëse mund të bënin më shumë për njerëzit në Jugosllavi, në kohën e luftës.
Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare dështoi gjatë luftës së Bosnjës, sepse nuk u arrit me vendosmëri në një qëndrim e veprim të përbashkët. Kinkel ishte ministër i Jashtëm gjerman edhe kur u ndez me armë konflikti në Kosovë në vitin 1998. Klaus Kinkel u përpoq fillimisht në vitet 90-të për të iniciuar dialogun mes shqiptarëve dhe serbëve dhe gjetjen e një zgjidhjeje paqësore. Klaus Kinkel e cilësoi Sllobodan Millosheviçin atëherë, si “përgjegjësin kryesor të tragjedisë në Kosovë.”
Nga masakra e Srebrenicës politika europiane nxorri mësime të hidhura. Klaus Kinkel, ministër i Jashtëm deri para intervenimit të NATOs- në Kosovë, u shpreh në Bundestag në tetor 1998, se “nuk duhet të themi, se nuk lejohet të ketë një Bosnje të dytë, por duhet të marrim masat që të mos ketë një Bosnje te dytë.”
Në tetor të vitit 1998 ai u zëvendësua nga Joschka Fischer, si ministër i Jashtëm, pak muaj më pas, Gjermania për herë të parë pas Luftës së II Botërore mori pjesë në misionet jashtë vendit, në intervenimin e NATO-s në luftën në Kosovë në vitin 1999.