Magdalena Andersson është gruaja e parë që është zgjedhur kryeministre e Suedisë.
Ajo ka marrë këtë pozitë pas zëvendësimit të Stefan Lofvenit, i cili ka qenë në krye të partisë së Social-Demokratëve.
Suedia është vendi i vetëm nordik që nuk ka zgjedhur kurrë një grua si lidere të kombit.
Andersson, e cila deri më tani ka udhëhequr Ministrinë e Financave, ka humbur në votën e së mërkurës.
Megjithatë, ajo është zgjedhur sepse sipas ligjit suedez, kundër saj nuk është dashur të votojnë shumica e deputetëve.
Ajo ka fituar këtë pozitë pas arritjes së një marrëveshjeje me Partinë e të Majtëve, në këmbim të pensioneve më të larta për suedezët.
Nga 349 anëtarë të Parlamentit, 174 kanë votuar kundër saj.
Mirëpo 117 të tjerë e kanë përkrahur dhe 57 tjerë kanë abstenuar.
Andersson ka nisur karrierën politike më 1996 si këshilltare politike e kryeministrit, Goran Persson.
Ajo përballet me sfida që nga fillimi, pasi disa parti kanë thënë se nuk do të përkrahin projektligjin qeveritar për buxhetin.