Parlamenti Europian ka mbajtur një minutë heshtje për viktimat e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Bullgari, ku nga djegia e autobusit humben jetën 46 pasagjerë nga Maqedonia e Veriut, mes tyre edhe shqiptarë.
Deputetët e Parlamentit Evropian u çuan në këmbë dhe mbajtën një minutë heshtje në nderim të 46 viktimave pas thirrjes së Presidentit David Sassoli.
“Me keqardhje të thellë morëm vesh aksidentin e tmerrshëm me autobusin që ndodhej në afërsi të Sofje, Bullgarisë, që shkaktoi humbjen e jetëve të 46 personave, përfshirë shumë fëmijë. Ne emër të Parlamentit Europian dhe timen personale, dëshiroj të dërgoj të gjithë solidaritetin tonë familjeve dhe miqve të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Ju bëj thirrje për një minutë heshtje“, tha ai.