Ish-zyrtari i Departamentit të Shtetit Amerikan dhe njohësi i rrethanave në Ballkan, është një nga kundërshtarët më të zëshëm të idesë së Thaçit e Vuçiqit për prekje të kufijve.
Sipas tij në rast se korrigjohen kufijtë, atëherë Gjermania e kancelares Angela Merkel nuk do të pranojë anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian, gjë për të cilën aspirojnë dy vendet, shkruan Gazeta Express.
Këto Serwer i ka thënë gjatë një konference në të cilën është diskutuar rreth dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në bashkëbisedim e sipër ai ka treguar të gjitha arsye se pse mendon që korrigjimi i kufijve është një ide e rrezikshme.
Miku i Kosovës ka shpjeguar edhe faktin se pse Hashim Thaçi hoqi dorë nga ideja për ndarjen e Kosovës.
Kjo sipas tij ka ndodhur pasi që ai e ka vërejtur që Serbia kishte avancuar jashtëzakonisht shumë me këtë ide në Shtëpinë e Bardhë e cila udhëhiqet nga një administratë nacionaliste e udhëhequr nga Donald Trump.
“John Bolton ka qenë kundërshtar i pavarësisë së Kosovës, dhe do të ishte i kënaqur të shkatërronte atë që ka arritur Bill Clinton, e që ajo është Kosova. Pra kur Bolton tha se do të pranonte edhe idenë e ndarjes nëse Thaçi dhe Vuçiq pajtohen, presidenti Thaçi u shqetësua sepse një marrëveshje e tillë do të përfundonte me një propozim të një anshëm, veriu i Kosovës do t’i bashkohej Serbisë, pa asnjë përfitim për shqiptarët” ka thënë Serwer.
Ndërkohë sa i përket interesimit të presidentit të SHBA-së për përfshirje në dialog me qëllim të arritjes së një marrëveshje finale që nuk përjashton as korrigjimin e kufijve, Serwer thotë se do të ishte e pafalshme që Kosova të shiste sovranitetin e saj për një “tas me qull apo një ceremoni në Kopshtin e Trëndafilave”, ceremoni kjo e kërkuar nga Donald Trump për të nënshkruar marrëveshjen finale Kosovë-Serbi gjatë vititi 2019.
“Për të shitur sovranitetin tuaj për një tas qull ose një ceremoni në ‘Rose Garden’, do të ishte një gabim historik dhe i pafalshëm”, ka thënë si.
Ndër të tjera Serwer thotë se ideja për korrigjim të kufijve do t’i konventonte jashtëzakonisht shumë Rusisë, në pretendimet e saj për pavarësinë e Abkhazisë dhe Osetisë Jugore, dhe sipas tij është mirë që Serbia dhe Kosova të heqin dorë nga një ide e tillë sa nuk është vonë.