Reagimi i parë zyrtar i Ministrit i Jashtëm të Ukrainës, z. Dmytro Kuleba,
“Kontakti, në vetvete është një mjet i frenimit dhe i parandalimit të përshkallëzimit të situatës. Ne e vlerësojmë pjesëmarrjen diplomatike të Shteteve të Bashkuara në përpjekjet për të rikthyer Rusinë në tryezën e bisedimeve,” tha Dmytro Kuleba.
“Në kohen kur, nga ana e Rusisë i mungon konstruktiviteti, prioriteti kryesor mbetet zbatimi efektiv i një pakete gjithëpërfshirëse parandaluese, për ta frenuar atë nga përshkallëzimi i mëtejshëm ushtarak” , deklaroi Ministri, duke shtuar se për këtë një bashkëpunim i ngushtë po vazhdon, “me aleatët nga të dyja anët e Atlantikut”.
Dmytro Kuleba gjithashtu nënvizoi, se një bisedë e pritur midis Joe Biden dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të enjten, do të lejojë diskutimin e hapave të mëtejshëm për të frenuar Rusinë dhe “ringjalljen” e formatit të Normandisë.
Kujtojmë se më 7 dhjetor presidentët e SHBA-së dhe Rusisë Joe Biden dhe Vladimir Putin zhvilluan bisedime për çështjen e Ukrainës.