Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim informoi pasditen e sotme se qeveria amerikane do të intensifikojë hapat, ndërsa bëri të ditur se në prag të Ditës Antikorrupsion dhe Samitit për Demokraci, Departamenti i Thesarit ka lëshuar disa përcaktime të reja.
Kim shprehet se pas urdhrit ekzekutiv të presidentit Biden, qeveria e SHBA-së do të intensifikojë hapat për cilësimin përgjegjës të atyre që janë të angazhuar në korrupsion apo që minojnë demokracinë.
“Vendime si ky ndonjëherë kërkojnë vite për t’u ndërmarrë, por kur ndodhin ato janë shkatërruese. Nëse jeni të përfshirë në korrupsion ose përpjekje për të minuar demokracinë, tani është koha e mirë për të ndaluar dhe për të marrë parasysh pasojat”, shprehet më tej ambasadorja Kim.
<blockquote class=”twitter-tweet”><p lang=”et” dir=”ltr”>"Përcaktime publike të tilla ndonjëherë duan vite për t'u realizuar, por kur ndodhin janë shkatërruese. Nëse jeni të përfshirë në korrupsion apo përpjekje për të minuar demokracinë, tani është koha e duhur për t'u ndalur dhe për të marrë parasysh pasojat". <a href=”https://twitter.com/USAmbAlbania?ref_src=twsrc%5Etfw”>@USAmbAlbania</a> Yuri Kim <a href=”https://t.co/KugS8P4yH8″>https://t.co/KugS8P4yH8</a></p>— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) <a href=”https://twitter.com/USEmbassyTirana/status/1468626990429319173?ref_src=twsrc%5Etfw”>December 8, 2021</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>
Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mërkurën kanë vendosur sanksione ndaj një grupi kriminal në Veriun e Kosovës.