Ambasada e SHBA ka kujtuar sot 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Ambasada përmes një postimi në rrjete sociale shprehet se për të festuar këtë 30-vjetor kanë vendosur që të përcjellin mesazhet e ambasadorëve që kanë qenë në Shqipëri. Ambasada në Tiranë u hap më 1 Tetor 1991 dhe ambasadori i parë ishte ishte William Edwin Ryerson. Ai në këtë 30-vjetor ka dërguar edhe një mesazh për të gjithë shqiptarët teksa kujton fjalët e Sekretarit të SHBA, James Baker i cili ka thënë ‘ne jemi me ju dhe ju jeni me ne’.
“Teksa festojmë 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, është mirë të kujtojmë veprimet e ndërmarra nga zyrtarë në të dyja vendet tona të cilat e bënë atë të mundur. Ndërsa Shqipëria nisi të dilte nga makthi i saj kriminal i vetëimponuar stalinist, njerëz të guximshëm atje lëvizën për të bërë atë rilidhje të mundur. Po ashtu në SHBA zyrtarë të mençur të DASH dhe vende të tjera të administratës sonë vendosën të lënë mënjanë dekada të tëra fyerjesh të drejtuara ndaj nesh dhe gjithashtu të shfrytëzonin hapësirën. Teksa Sekretari po fliste, unë po qëndroja pranë makinave të autokolonës. Baker tha; Ne jemi me ju dhe ju jeni me ne. Shumë shqiptarë ishin atë ditë në sheshin Skënderbej. Treguan se mund të mblidheshin tek diçka që mund të besonin.”-mbyllet mesazhi i Edwin.
Sot ne festojmë një datë shumë të rëndësishme! 30 vjet më parë, më 15 mars 1991, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria rivendosën marrëdhëniet e tyre diplomatike. Për të festuar këtë datë të rëndësishme për vendet tona, ne i kërkuam ish-Ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara që t’i dërgojnë një mesazh popullit shqiptar. Ata pranuan me kënaqësi, duke thënë se sa shumë u mungon ky vend. Përgjatë kësaj jave, ne do të postojmë mesazhet e këtyre Ambasadorëve dhe do të festojmë së bashku këtë datë të rëndësishme. Ambasada Amerikane në Tiranë u hap në 1 Tetor 1991 dhe Ambasadori i parë i ShBA në Shqipëri ishte Ëilliam Edëin Ryerson, i cili i paraqiti letrat kredenciale qeverisë së Shqipërisë në 21 Dhjetor 1991,” thuhet në postimin e ambasadës.
<blockquote class=”twitter-tweet”><p lang=”et” dir=”ltr”>(1/3) "Ndërsa i afrohemi fundit të 2021, i cili shënon 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve 🇺🇸🇦🇱, doja të ndaja këtë mesazh të Ambs. Ryerson, sidomos duke filluar nga minuta 2:09: “Një nga momentet më domethënëse ndodhi gjatë vizitës së Baker-it… <a href=”https://t.co/R4xsIz8F1M”>https://t.co/R4xsIz8F1M</a> <a href=”https://t.co/exRheZzndW”>https://t.co/exRheZzndW</a></p>— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) <a href=”https://twitter.com/USEmbassyTirana/status/1470013397056077825?ref_src=twsrc%5Etfw”>December 12, 2021</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>