SHBA-ja po punon me aleatët evropianë për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriu, deklaroi zëvendësasistentsekretari i Shtetit, Gabriel Escobar në një interviste për gazetaren e njohur të CNN, Christian Amanpour.
“Mungesa e perspektivës evropiane ka qenë një nga faktorët kryesore të destabilitetit të rajonit. Unë mendoj se duhet të rikthejmë angazhimin për anëtarësim në familjen evropiane të këtyre shteteve. Kjo e bën çdo shtet me të përparuar, më demokratik dhe me institucione më të qëndrueshme se më parë”, tha Escobar.
“Ky qëndrim është në thelb të diplomacisë tonë ndaj ne po punojmë me aleatet tanë evropiane që ta bëjmë realitet këtë premtim. Me Serbinë u hapën së fundmi kapituj të tjerë negociatash, në Malin e Zi kemi një përfshirje më të madhe dhe ka synime të qarta për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, theksoi i dërguari i posaçëm i DASH.
Në fjalën e tij Escobar nënvizoi se Shtetet e Bashkuara kërkojnë të luftojnë korrupsionin në Ballkanin Perëndimor.
“Katër nga 6 shtete të Ballkanit Perëndimor po bëjnë progres drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian,” tha ai.
Escobar shtoi se, Evropa duhet të vijojë të konsiderojë politiken për sanksione ndaj atyre që minojnë paqen dhe stabilitetin në rajon.