Papa Françesku ka shprehur shqetësimin për “tensionet në rritje” në Ukrainë që kërcënojnë paqen dhe bëri thirrje për bisedime politike që theksojnë “vëllazërinë njerëzore në vend të interesave partiake”.
“Unë po ndjek me shqetësim tensionet në rritje që kërcënojnë të shkaktojnë një goditje të re për paqen në Ukrainë dhe të vënë në pikëpyetje sigurinë në Evropë me pasoja edhe më të gjera”, tha Françesku.
Françesku bëri thirrje për një ditë lutjeje për paqe të mërkurën, në mënyrë që bisedimet politike të mund të përqendrohen në “vëllazërinë njerëzore në vend të interesave partiake”, duke shtuar “ata që ndjekin qëllimet e tyre në dëm të të tjerëve, përçmojnë thirrjen e tyre njerëzore, sepse ne të gjithë kemi qenë krijuar si vëllezër.”
“Për këtë arsye dhe me shqetësim, nisur nga tensionet aktuale, propozoj që e mërkura e ardhshme, 26 janari, të jetë ditë lutjeje për paqe.
Françesku bëri thirrjen për dialog për të zbutur krizën gjatë fjalimit dhe bekimit të tij javor për pelegrinët dhe turistët në Sheshin e Shën Pjetrit.