Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për shkak të kushteve të vështira klimatike dhe situatës nga pandemia Covid-19, do të ketë kufizime apo ndërprerje të punës në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në Stamboll, Ankara, Mynih, Romë dhe Athinë.
Në disa prej shteteve të përmendura më lart, kufizimet apo ndërprerja e punës vijnë edhe si shkak i vendimit të qeverive përkatëse, për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia dhe kushtet e vështira klimatike.
Në raste emergjencash, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme lutet të kontaktoni në numrat e posaçëm të përfaqësive diplomatike:
Stamboll: +905459461456
Ankara: +905449622617
Mynih: +4915237913997
Romë: +393420498192
Athinë: +306941658183
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mbetet e angazhuar për t’ju përgjigjur qytetarëve në kohë reale.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FAlbanianMEFA%2Fposts%2F262101559396656&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”302″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>