Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadorja e re e Shtetit të Palestinës, Hana A.S. Shawa.
Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet miqësore të Shqipërisë me Shtetin e Palestinës dhe nënvizoi nevojën që këto marrëdhënie të nxiten e të zgjerohen në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.
Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta shprehu mbështetjen për të gjitha përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të çuar përpara procesin e paqes në Lindjen e Mesme.
‘Është shumë e rëndësishme që të arrihet një zgjidhje paqësore dhe njohja reciproke e të dy shteteve’,-nënvizoi Presidenti Meta.