Propozimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike i ka mbledhur në kryeqytet një numër të konsiderueshëm të qytetarëve, të cilët po kërkojnë që kryeministri Albin Kurti ta “bllokojë tarifën”.
Në protestën që nisi prej sheshit “Zahir Pajaziti”, qytetarët u nisën drejt Qeverisë, ndërsa disa nga protestuesit thirrën “Albin mashtruesi” dhe “Albin rrenci”, raporton Gazeta Express.
“Largoje KEDS-in”, është njëra nga thirrjet tjera të protestuesve. Ata thonë se s’duan të paguajnë rrymë edhe për komunat në veri të vendit.
Qytetarët, me propozimin e ZRRE-së, u tha se po ia paguajnë rrymën edhe bizneseve dhe veriut.
“Në këto kushte, sipas propozimit të ZRRE-së, qytetarët e Kosovës, me një pagë minimale prej 180 eurosh dhe me një numër të madh të papunësisë do t’ua paguajnë faturën edhe bizneseve, plus veriut”, tha ajo.
Duke e quajtur të pakuptimtë propozimin e ZRRE-së, ajo kujtoi deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili kishte thënë se në krizën aktuale energjetike, s’ka zgjidhje tjetër, “ose shtrenjtim, ose reduktime”.
“Me ose, ne duhet t’i themi atij ose neve, ose KEDS-in. Ne ia bëjmë me dije edhe kryeministrit”, tha ajo.
Në fund, protesta u shpall e mbyllur me paralajmërimin se “ne nuk do të ndalemi”.