Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se aleanca ushtarake e Perëndimit nuk do të dërgojë trupa luftarake në Ukrainë, në rast se Rusia pushton këtë shtet.
“Ne nuk planifikojmë të dërgojmë trupa luftarake të NATO-s në Ukrainë… ne jemi duke u fokusuar në ofrim të mbështetjes”, ka thënë Stoltenberg gjatë një interviste për transmetuesin britanik, BBC më 30 janar.
“Ka dallim në mes të një vendi që është anëtar i NATO-s dhe një vendi të vlefshëm partner siç është Ukraina”.
Komentet e Stoltenbergut kanë ardhur në kohën e rritjes së tensioneve në mes të NATO-s dhe Moskës, pasi Rusia ka pozicionuar më shumë se 100 mijë trupa afër kufirit të Ukrainës, çka ka rritur shqetësimet për pushtim.