Këshilli i Ambasadorve Shqiptarë takohet me Ambasadorin e Ukrainës Sh.T.Z. Volodymyr Shkurov për një shkëmbim opinionesh dhe informacionesh në lidhje me zhvillimet shqetësuese rreth Ukrainës. Vete Këshilli i Ambasadorëve, konsideron se çdo kërcënim për Ukrainën përbën një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe një kërcënim serioz edhe për sigurinë evropiane dhe bën thirrje për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me negociata.
Tiranë, 2 Shkurt 2022,
Kënaqësi të kishim mes nesh sot të ftuar Ambasadorin e Ukrainës Sh.T.Z. Volodymyr Shkurov me të cilin patëm një shkëmbim të vyer opinionesh dhe informacionesh në lidhje me zhvillimet shqetësuese rreth Ukrainës.
Këshilli i Ambasadorve Shqiptarë, konsideron se çdo kërcënim për Ukrainën përbën një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe një kërcënim serioz edhe për sigurinë evropiane dhe bën thirrje për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me negociata.
Shqipëria, edhe si vend anëtar i NATO-s dhe anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është në krah të Ukrainës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të saj.