Pak para nisjes së seancës së sotme plenare, e teksa opozita nuk do të ketë sot protestë, sikundër ka ndodhur sa herë mblidhej Kuvendi, pasi po bëhet gati për protestën e madhe të 16 marsit para Kryeministrisë, policia ka marrë gjithsesi masa mbrojtëse.
Parlamenti është rrethuar me rrjetë hekuri, për të penguar futjen brenda të personave të tjerë.
Ndërkohë që e njëjta situatë është edhe në hyrje të Pedonales, ku përpos një gardhi hekuri, polica po qëndron e pozicionuar aty, njësoj si në rastin kur opozita ishte në protestë./panorama